Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme në lagjen “Varosh” të Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i një banese ku po kryente punime.
Viktima është identifikuar si Agron Nika, banues në Dimal. Ai ishte angazhuar për të kryer punime në banesën e djalit të një shtetasi nga Fieri, Jani Fuli.
Pas ngjarjes, Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Jani Fulin, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

