Një video e publikuar në rrjetet sociale rikthen në vëmendje deklaratat e Edi Ramës gjatë kohës kur ishte në opozitë, kur ai akuzonte qeverinë e drejtuar nga Sali Berisha për korrupsion dhe keqqeverisje. Në deklaratën e publikuar në atë periudhë, Rama shprehej se Shqipëria duhej të shpëtohej “nga kthetrat e një regjimi kusarie”, duke akuzuar qeverinë e asaj kohe për kapjen e shtetit dhe abuzim me pushtetin. Sot, pas më shumë se një dekade në krye të qeverisë, kritikat e opozitës ndaj Ramës kanë në qendër pikërisht çështje si korrupsioni, keqqeverisja dhe funksionimi i institucioneve, duke krijuar një kontrast me retorikën që ai përdorte kur ishte në opozitë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

