Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një video nga plazhi i Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku qindra pushues shihen duke shijuar bregdetin në kulmin e sezonit turistik. Në pamje duken pushues të të gjitha moshave, të cilët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në veri të vendit, ndërsa temperaturat e larta vijojnë të mbizotërojnë në të gjithë Shqipërinë. LEXO edhe...Sezoni turistik/ Shifra rekord, mbi 50 mijë qytetarë nga Kosova hynë në Shqipëri gjatë fundjavës (VIDEO) Bregdeti i Shëngjinit dhe plazhi i Ranës së Hedhun mbeten ndër destinacionet më të preferuara, si për pushuesit vendas ashtu edhe për turistët e huaj. Rana e Hedhun është një dunë natyrore bregdetare në brigjet e Detit Adriatik, e vendosur rreth 4 kilometra në veriperëndim të Shëngjinit. SI.E./ReportTv.al rana e hedhun sezoni turistik Lezhe Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3768 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?
