Juventusi ka zyrtarizuar dy afrime të rëndësishme në repartin sulmues, duke rikthyer Randal Kolo Muanin dhe duke siguruar shërbimet e talentit boshnjak Kerim Alajbegovic. Klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me Paris Saint Germain për transferimin përfundimtar të Kolo Muanit, për një shifër prej 41.2 milionë eurosh, por që me bonuse mund të shkojë deri në 50 milionë euro. Sulmuesi francez ka mbërritur në Torino, ku ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2031. LEXO edhe...VIDEO/ Mbrojtja nuk pëson gola, Douglas Luiz po rikthehet si futbollist! Spalletti po fillon t’i japë formë Juventusit, 'Zonja' fiton 2-0 miqësoren kundër Nice Pas një periudhe të suksesshme në huazim gjatë vitit 2025, ku realizoi 10 gola në 22 ndeshje me fanellën e Juventusit, 27-vjeçari rikthehet përfundimisht në Torino dhe do të mbajë fanellën me numrin 9. Ndërkohë, Juventusi ka prezantuar edhe Kerim Alajbegovic, i cili transferohet nga Bayer Leverkusen. Anësori 18-vjeçar i bashkohet bardhezinjve për 32 milionë euro, plus bonuse, ndërsa ka firmosur një kontratë pesë vjeçare. Të dy futbollistët i janë bashkuar menjëherë skuadrës së drejtuar nga Spalletti në fazën përgatitore që do të zhvillohet në Hong Kong, ku Juventusi do të vijojë përgatitjet për sezonin e ri. S.Dh/ReportTv.al serie a juventus kolo muani Kerim Alajbegovic Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.2% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3844 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

