Lajme Zone
KulturëReport TV

Nisin përgatitjet për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë! Gonxhja: Respektojmë autenticitetin e monumentit (VIDEO)


Kanë nisur përgatitjet e kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri.

Kanë nisur përgatitjet e kantierit për restaurimin e Xhamisë së Muradies në Vlorë, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur ministri i Kulturës Blendi Gonxhja, i cili shkruan se projekti është hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore në bashkëpunim me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TİKA) dhe synon ruajtjen dhe restaurimin e monumentit, duke respektuar vlerat e tij historike, arkitekturore dhe kulturore. LEXO edhe...Dyshime se u qëllua me armë nga jahti në Palasë, policia ndalon djalin e pronarit të Brunes dhe 3 të tjerë pas 2 orësh ndjekjeje! Lihen të lirë: Nuk shtimë ne "Kanë nisur përgatitjet e kantierit, nën mbikëqyrjen e DRTK Vlorë, për restaurimin e Xhamisë së Muradies, një prej monumenteve më të rëndësishme të arkitekturës osmane në Shqipëri. Projekti, i hartuar nga IKTK në bashkëpunim me TİKA, synon ruajtjen dhe restaurimin e këtij monumenti me vlera të veçanta historike, arkitekturore dhe kulturore. Punimet do të nisin së shpejti sipas standardeve bashkëkohore të konservimit, duke respektuar autenticitetin e monumentit", shkruan ministri Gonxhja. SI.E./E.H/ReportTv.al Vlore Blendi Gonxhja xhamia e muradies Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.4% 100 bashki (PD) 16.1% 61 bashki (si sot) 27.5% Vota total: 3907 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?