Agron Shehaj ka marrë marrëveshjen e konfidencialitetit për kredinë prej 302 mln dollarësh nga SHBA dhe është larguar me vrap. Niko Peleshi njoftoi se deputetët mund ta lexonin marrëveshjen për kredinë pasi të firmosnin marrëveshjen e konfidencialitetit. Kuvendi nuk jep kopje të marrëveshjes, por u kërkon 140 deputetëve që ta lexojnë bashkë, në një sallë që merr vetëm 15 deputetë. Kopjen e vetme të marrëveshjes e rrëmbeu drejtuesi i partisë "Mundësia", por që më pas e dorëzoi pasi e lexoi. LEXO EDHE:Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen e konfidencialitetit në dorë, Balla: Duhet të arrestohet, hajduti i të dhënave ka nisur të vjedhë dokumentet e Kuvendit Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:32 Agron Shehaj iku me vrap me marrëveshjen e konfidencialitetit në dorë, Balla: Duhet të arrestohet, hajduti i të dhënave ka nisur të vjedhë dokumentet e Kuvendit Taulant Balla ka reaguar për gjestin e Agron Shehajt i cili mori marrëveshjen e konfidencialitetit për huanë 302 mln dollarëshe nga SHBA. Sipas Ballës, Shehaj duhet të arrestohet. Ai e quan “hajdut të të dhënave personale” që tani vjedh edhe dokumente të Kuvendit.“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, shkruan Balla. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/SI.E./Shqiptarja.com TAG: agron shehaj kuvend 27 korrik 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 62.9% Jo 30% Nuk e di 7% Vota total: 4976 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
