Lajme Zone
VIDEOLAJM/ Gati për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave
PolitikëEuronews Albania

VIDEOLAJM/ Gati për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së dhe anëtarëve të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së dhe anëtarëve të qeverisë. Takimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe pritet të ketë në fokus organizimin politik të socialistëve dhe mënyrën e re të funksionimit të strukturave në terren. Një prej çështjeve kryesore që pritet të diskutohet është koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar nga Partia Socialiste si një qasje e re për forcimin e lidhjes së përfaqësuesve të saj me qytetarët. Sipas kësaj qasjeje, deputetët, drejtuesit politikë dhe strukturat vendore do të kenë një prani më të vazhdueshme pranë komuniteteve, me qëllim evidentimin e problematikave dhe ndjekjen e tyre në vijimësi. Në mbledhje pritet gjithashtu të ketë diskutime për zhvillimet e reja politike dhe organizative të Partisë Socialiste. Mbetet e paqartë nëse Rama do të njoftojë gjatë takimit edhe mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së, që zakonisht pasohet nga mbledhje të këtij formati. Po ashtu, një tjetër pikë që mbetet në vëmendje është mundësia e ndryshimeve në qeveri. Një ditë më parë u zhvillua mbledhja e parë e Këshillit të Ministrave për këtë sezon, ku u bë e ditur edhe dorëheqja e ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, pas afro një viti në këtë detyrë. Tashmë, vëmendja është te mbledhja në Pallatin e Brigadave dhe vendimet që mund të dalin prej saj.