FIER- Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat pranë Parkut Arkeologjik të Apolonisë.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, bimësi dhe ullishte, ndërsa vatra e zjarrit paraqitet me përmasa të konsiderueshme.
Situata është shqetësuese edhe për shkak të pranisë së banesave në afërsi të zonës së përfshirë nga flakët. Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja e parë, ndërsa pritet ndërhyrja e forcave të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet apolonidiegiezjarr
