Vatra e zjarrit në Drenije vijon të mbetet aktive, ndërsa situata po monitorohet nga shërbimet e emergjencës dhe zjarrfikësit. Për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit, ka nisur ndërhyrja nga ajri. Forcat në terren po vijojnë punën për izolimin e vatrës, ndërsa ndërhyrja ajrore pritet të ndihmojë në shuarjen e zonave ku aksesi nga toka është i vështirë. Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të koordinojnë operacionin për shuarjen e zjarrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Mallakaster zjarr
