Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

VIDEO/ Zjarr në një sipërfaqe me bar dhe shkurre në Lazarat, flakët rrezikojnë banesat

Në fshatin Lazarat, Bashkia Gjirokastër, është raportuar një vatër zjarri në një sipërfaqe me bar dhe shkurre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, grupi i shërbimit zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje, ku ka konstatuar se zjarri, i favorizuar nga era, rrezikonte përhapjen në drejtim të banesave të banorëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, u bë e mundur izolimi dhe shuarja e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e banesave.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë bashkimi i telave elektrikë si pasojë e erës së fortë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe me bar dhe shkurre, ndërsa nuk pati dëme në banesa apo dëme të tjera materiale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet banesalazaratzjarr