Një zjarr ka përfshirë zonën e Niklës, duke shkaktuar djegien e dhjetëra rrënjëve të ullinjve.
Forcat zjarrfikëse të Krujës dhe Kamzës kanë vijuar dje punën për izolimin e vatrave të zjarrit, ndërsa ndërhyrja është vështirësuar nga terreni në disa prej zonave të prekura.
Sipas banorëve të zonës, zjarrfikësit po hasin vështirësi për të ndërhyrë në disa vatra, për shkak të terrenit të vështirë. Për këtë arsye, banorët kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e vatrave të zjarrit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse vijon për izolimin e vatrave dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet nikelzjarr
