Edon Zhegrova më në fund është zhbllokuar me fanellën e Juventusit, dhe e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. Shqiptari i Kosovës ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Sassuolos, ku ka arritur të shënojë dy gola, duke i dhënë fund pritjes për golin e parë zyrtar me fanellën bardhezi.
Pas një periudhe ku minutat dhe golat kanë munguar, Zhegrova ka marrë protagonizmin në duelin e sotëm dhe po tregon vlerat e tij në repartin ofensiv.
Dy realizimet ndaj Sassuolos janë një moment i rëndësishëm për kosovarin, i cili tashmë kërkon të fitojë më shumë hapësira në formacionin e Juventusit dhe të kthehet në një nga protagonistët e skuadrës.
Zhegrova iu bashkua Juventusit në vitin 2025 dhe deri tani kishte pasur vështirësi për të gjetur rrjetën në ndeshjet zyrtare.
Tani, ndaj Sassuolos, ai ka gjetur jo vetëm golin e parë, por është ngjitur në kuotën e dy golave brenda së njëjtës ndeshje, e cila në fund u katranos nga Juventusi, që gjithsesi humbi pas një goli në fund të Adzic.
Goli i parë i Zhegrovës (Video)
Goli i dytë i Zhegrovës (Video) Top Channel

