Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Vrasja në Fier, dalin pamjet nga vendngjarja, policia rrethon zonën


Pamjet e para nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier kanë dalë në dritë. Në zonë vihet re prania e forcave të policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.

Pamjet e para nga vendi ku u vra Selami Hasani në Fier kanë dalë në dritë. Në zonë vihet re prania e forcave të policisë, të cilat kanë rrethuar perimetrin e sigurisë dhe po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes. Ngjarja e rëndë u regjistrua këtë të hënë, më 23 nëntor, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Selami Hasani. Raportohet gjithashtu për një person tjetër të plagosur, i cili dyshohet se është vëllai i viktimës. Sipas informacioneve paraprake, Hasani dyshohet se kishte qenë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë, ku humbi jetën një familjar i Arben Isufajt, i njohur si Ben Qimja. Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: vrasja