Lajme Zone
VIDEO/ Theu këmbën e kundërshtarit në fushë, mbrojtësi brazilian dënohet deri në rikuperimin e plotë të rivalit
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Theu këmbën e kundërshtarit në fushë, mbrojtësi brazilian dënohet deri në rikuperimin e plotë të rivalit

Victor Gabriel bëri një ndërhyrje shumë të ashpër në dëm të sulmuesit Gabriel Pec.

Gjykata Superiore e Drejtësisë Sportive në Brazil ka vendosur skualifikimin e mbrojtësit të Internacional Porto Alegre, Victor Gabriel, pas ndërhyrjes së rëndë ndaj sulmuesit të Cruzeiros, Gabriel Pec. Incidenti ndodhi gjatë një ndeshjeje kampionati, ku ndërhyrja e mbrojtësit shkaktoi një thyerje në këmbën e majtë të sulmuesit. Fillimisht, Victor Gabriel u dënua me 6 ndeshje pezullim, por më pas gjykata e zgjati masën disiplinore duke e lidhur atë me rikthimin e Gabriel Pec në stërvitje. Sipas vendimit, mbrojtësi do të mund të rikthehet vetëm pasi kundërshtari i tij të jetë sërish në gjendje të stërvitet, me një kufi maksimal prej 180 ditësh pezullim. Parashikohet që Pec të mungojë rreth 3 deri në 4 muaj për shkak të dëmtimit. LEXO EDHE:'Dhashë gjakun tim', Neymar konfirmon tërheqjen nga kombëtarja e Brazilit dhe mohon akuzat për sjelljen e ashpër ndaj shokëve te Santos Victor Gabriel ka të drejtë të apelojë vendimin, ndërsa ka mohuar se ka pasur qëllim për të dëmtuar kundërshtarin. Mbrojtësi i Internacionalit ka deklaruar se fusha e rrëshqitshme ndikoi në aksionin e tij dhe se ndërhyrja ishte një incident i padëshiruar. “Ishte vërtet një moment i pakëndshëm. I kërkova falje dhe i ofrova mbështetjen time të plotë”, u shpreh Victor Gabriel pas episodit. Vendimi i drejtësisë sportive braziliane ka tërhequr vëmendjen, pasi pezullimet zakonisht lidhen me numrin e ndeshjeve, ndërsa në këtë rast dënimi u kushtëzua drejtpërdrejt me gjendjen shëndetësore të lojtarit të dëmtuar. ?? INCREDIBLE: In Brazil, Victor Gabriel has been suspended until Gabriel Pec recovers from the injury he suffered following the Internacional defender's tackle. The suspension can last up to six months. ???A truly extraordinary decision.#VictorGabriel #GabrielPec #Brazil… — Goal Crest (@GoalCrestX) July 28, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Brazil Victor Gabriel Gabriel Pec Internacional Porto Alegre cruzeiro Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 8106 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?