TIRANË- Adnan Xholi është kandidati i parë që ka shprehur interes për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin e tij pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Xholi ka kandiduar edhe më parë dy herë për drejtues të SPAK-ut dhe ka mbajtur postin e shefit të Seksionit Kundër Krimit të Organizuar në Prokurorinë e Posaçme. Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfn më 1 gusht, në orën 00:00. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. LEXO EDHE:Dosja e tunelit të Llogarasë, zgjaten me 3 muaj hetimet për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin (VIDEO) Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, përfn në muajin dhjetor. SI.E./Shqiptarja.com TAG: prokuroria e pergjithshme Adnan Xholi Olsian Çela KLP spak Komento Komente Piaca: 29/07/2026 12:55 Shteti i ben nder vetes me figuren e A .Xholit.
Uroj qe kandidatura e A.Xholit mos te diskutohet. Përgjigju DANI: 29/07/2026 11:18 FAKTI QE DO TE IKI NGA STRUKTURA TREGON QE ATJE SITUATA NUK ESHTE NDER ME TE MIRAT Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.2% Nuk e di 6.6% Vota total: 8314 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

