Bilanci i aventurës së Kryeministrit... Edi Rama dhe Francesco Becchetti / Pasi mbylli dhe konfiskoi televizionin e Francesco Becchetti me urdhër të Ramës, shteti u gjobit me 130 milionë euro në arbitrazh. Tani, 11 vite më vonë, qeveria shiti pajisjet e konfiskuara për rreth 3000 euro; vetëm 400 euro mbi vlerën fillestare. Vlera e pajisjeve në vitin 2015 ishte 12 miliardë lekë... Siç dihet, psiko-aventura e kryeministrit Edi Rama për të mbyllur dhe konfiskuar televizionin "Agon Channel" të Francesco Becchetti përfi në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar, ku shteti shqiptar u dënua me 130 milionë euro gjobë e tarifa shërbimesh gjyqësore.
Ndërkohë që gjoba ndaj Francesco Becchetti ka filluar të shlyhet nëpërmjet "Eurocontrol", duke ndaluar të ardhurat e kompanisë publike "Albcontrol", qeveria shqiptare ka shitur me ankand pajisjet e "TV-Agon Channel" të konfiskuara para 11 vitesh.
Këtë e ka bërë të ditur Agjencia e Administrimit të Pasurive të Konfiskuara, me një njoftim në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 27 korrik 2026, ku thuhet se janë shitur pajisjet e konfiskuara të kompanisë "Agon Set" Sh.p.k., që kishte si objekt aktiviteti "TV-Agon Channel". Pasi me urdhër të Edi Ramës u mbajtën 11 vite në depo dhe u kthyen në skrap e rrangulla, qeveria i ka nxjerrë në ankand pajisjet e televizionit të Francesco Becchetti, me vlerë fillestare rreth 2600 euro me TVSH.
Në ankand ka marrë pjesë vetëm kompania "Boshnjaku-A" Sh.p.k., me ofertë rreth 3000 euro, ose 400 euro më tepër se vlera fillestare e ankandit, ofertë me të cilën qeveria ka qenë e kënaqur, duke e quajtur "ankand të suksesshëm" dhe ia shiti.
Duke krahasuar zararin dhe leverdinë e çmendurisë së kryeministrit Edi Rama, kemi këtë bilanc:
· Shteti po paguan 130 milionë euro gjobë ndaj Francesco Becchetti, ngaqë me urdhër të Edi Ramës iu mbyll dhe iu konfiskua "TV-Agon Channel".
· Ndërsa nga shitja e pajisjeve të konfiskuara të televizionit, shteti ka fituar rreth 3000 euro.
Po si ky rast, ka shumë aventura të Edi Ramës me anulim kontratash, të mbyllura me gjoba miliona euro në arbitrazh, të cilat po i paguajnë shqiptarët.
Më 18 qershor 2015, Ministria e Financave ekzekutoi sekuestrimin e aseteve të kompanive të Francesco Becchetti; në të cilat, vetëm vlera e pajisjeve të televizionit "TV-Agon Channel" ishte 12 miliardë lekë, por pas konfiskimit shteti u gjobit dhe po paguan 130 milionë euro./Pamfleti tv agon pajisje të kofiskuara arbitrazhi 2 Komente v vk 29 Korrik 2026, 13:52 Sa durojne shqiptaret mer yahoo!!! Si ajo mushka qe i bien me kapistall e nuk reagon hic! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet 'Bëje se të vrava'/ Gjyqi në GJKKO, Kryemadhi kundërshton SPAK: Edhe qimet e shtëpisë numëroni dhe i nxirrni në media 29 Korrik 2026, 11:2411:24Aktualitet Seanca në GJKKO, Meta kërkon daljen nga 'kafazi' i xhamtë; Kryemadhi batuta me gazetarët 29 Korrik 2026, 10:5510:55Aktualitet Nis gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Adnan Xholi i SPAK dorëzon kandidaturën 29 Korrik 2026, 10:4410:44Aktualitet Me pagën blen gjithmonë e më pak, fuqia blerëse bie me 170 euro nga 2020 në 2026 29 Korrik 2026, 08:4708:47Aktualitet Arkivat: Pse Enver Hoxha heshti për javë të tëra pas demonstratave të Kosovës 29 Korrik 2026, 08:1908:19Aktualitet Në kërkim nga SPAK, Policia konfirmon arrestimin e Ermal Beqirajt në Francë: Do të ekstradohet në Shqipëri 29 Korrik 2026, 07:2907:29Aktualitet

