Lajme Zone
VIDEO/ Sulm me eksploziv pranë një stacioni policie në Kolumbi, plagosen 14 persona
BotëBalkanWeb

VIDEO/ Sulm me eksploziv pranë një stacioni policie në Kolumbi, plagosen 14 persona

Një sulm me eksploziv ka tronditur qytetin Cúcuta në Kolumbi, pranë kufirit me Venezuelën, ku një kamion i mbushur me materiale shpërthyese shpërtheu pranë një stacioni policie, duke plagosur të paktën 14 persona.

Një sulm me eksploziv ka tronditur qytetin Cúcuta në Kolumbi, pranë kufirit me Venezuelën, ku një kamion i mbushur me materiale shpërthyese shpërtheu pranë një stacioni policie, duke plagosur të paktën 14 persona. Sipas autoriteteve kolumbiane, shpërthimi ndodhi të shtunën në orët e para të mëngjesit dhe la të plagosur 11 efektivë policie dhe tre civilë. Dy prej policëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. #Atención Explotó carro bomba en comando de Policía de Norte de Santander y la central de abastos de Cúcuta #EnDesarrollo #VocesySonidos pic.twitter.com/taqFZIlEKF

— BluRadio Colombia (@BluRadioCo) August 1, 2026 Autoritetet dyshojnë se pas sulmit qëndron Ushtria Çlirimtare Kombëtare (ELN), një nga grupet më të mëdha të armatosura në vend. Sipas raportimeve, në kamion ishin vendosur rreth 15 pajisje shpërthyese artizanale, të cilat shkaktuan dëme të mëdha në zonën përreth.

Pamjet nga vendngjarja treguan automjetin e përfshirë nga flakët dhe dëmtime në fasadat e ndërtesave pranë stacionit të policisë. Forcat e sigurisë dhe ekipet e emergjencës ndërhynë menjëherë në zonë, ndërsa autoritetet nisën hetimet për identifikimin e autorëve. Guvernatori i Norte de Santander, William Villamizar, e cilësoi sulmin si një përshkallëzim serioz të dhunës në një periudhë kur Kolumbia po përballet me rritje të aktiviteteve të grupeve të armatosura.

Policia ka ofruar një shpërblim prej 32 mijë dollarësh për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e personave përgjegjës për sulmin.

Ngjarja ka marrë reagime të forta politike. Presidenti i zgjedhur Abelardo de la Esprieja dënoi sulmin, duke e cilësuar atë një akt terrorist dhe duke deklaruar se dhuna nuk do të ndikojë në përpjekjet e vendit për siguri dhe paqe.

Edhe Kombet e Bashkuara dënuan sulmin, duke e cilësuar atë një akt të rëndë që shkaktoi jo vetëm viktima dhe dëme materiale, por edhe frikë te banorët e zonës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: kolumbi shperthim