Stavro Pilo po kalon një moment fantastik në UEFA Champions League, ku po vazhdon të lërë gjurmë me fanellën e AEK-ut. Mbrojtësi shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës, këtë herë ndaj gjigantëve të Real Madridit.
Në minutën e 75-të të takimit, Pilo arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke i dhënë përkohësisht avantazhin 2-1 skuadrës greke. Megjithatë, vetëm tre minuta më vonë, Kylian Mbappe barazoi shifrat për madrilenët.
Goli ndaj Real Madridit vjen vetëm pak javë pasi mbrojtësi i Kombëtares shqiptare kishte shënuar edhe ndaj Manchester City-t, në transfertën e zhvilluar në Etihad Stadium. Contragolpe y gol de Pilo.
AEK 2-1 Real Madrid
Increíble.
— MT2 (@madrid_total2) November 4, 2026 Top Channel

