Lajme Zone
VIDEO/ Spanja ngjitet në majë, fiton Botërorin dhe zbret nga froni Argjentinën e Messit
SportBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Spanja ngjitet në majë, fiton Botërorin dhe zbret nga froni Argjentinën e Messit

Spanja fiton Botërorin teksa triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës, në një finale që zgjati plot 120 minuta.Ekipi i De La Fuentes e nisi furishëm, duke ushtruar presion konstant në zonën kundërshtare. Kombinime të bukura mes Olmos dhe Yamal nuk u finalizuan si duhet nga ky i fundit, i cili gaboi nga fare pranë.

Spanja fiton Botërorin teksa triumfoi 1-0 ndaj Argjentinës, në një finale që zgjati plot 120 minuta.Ekipi i De La Fuentes e nisi furishëm, duke ushtruar presion konstant në zonën kundërshtare. Kombinime të bukura mes Olmos dhe Yamal nuk u finalizuan si duhet nga ky i fundit, i cili gaboi nga fare pranë. Skuadra e Scalonit u përpoq me kundërsulme, por pa ia dalë dot. Tentativë serioze edhe në fund të fraksionit nga Oyarzabal, por bllokoi portieri. Fundi i pjesës së dytë do bënte që ekipi Albiceleste të mbeste me një lojtar më pak, pasi Enzo Fernandez u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. 90 minutat nuk sollën gol, ndërsa shtesat treguan një dominim të iberikëve. Në minutën e 105-të, Ferran Torres do shënonte golin e avantazhit, pas një asisti të Nico Williams. Spanja merr kështu Botërorin e dytë në histori, me festën që do jetë e gjatë. Zhgënjen Argjentina e Messit, e cila zbret nga froni, katër vite pas suksesit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Spanja