Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

VIDEO/ Situatë kritike në Dibër, zjarri “përpin” bimësi e pisha, era favorizon përhapjen e flakëve


Situata e zjarreve në Dibër mbetet problematike kryesisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë. Flakët kanë përpirë një zonë të dendur me pishë dhe dëllinjë, duke u bërë e papërballueshme.

Situata e zjarreve në Dibër mbetet problematike kryesisht në bjeshkën e fshatit Sllatinë. Flakët kanë përpirë një zonë të dendur me pishë dhe dëllinjë, duke u bërë e papërballueshme. Të ndihmuar edhe nga era e fortë dhe temperaturat e larta operacioni për vënien nën kontroll të flakëve është shumë i vështirë megjithëse në terren ndodhen dhjetëra forca që po operojnë në rrugë tokësore. Në terren po punojnë specialistët zjarrfikës të Bashkisë Dibër dhe shumë banorë në mënyrë vullnetare. Situata mbetet e njëjtë edhe në Qafë Helmes në afërsi të Selishtës dhe në Vajkal të Bulqizës. Një helikopter është angazhuar prej dy ditësh për të mos lejuar zgjerimin e vatrës në Vajkal, duke shmangur rrezikun e banesave. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: diber zjarr