Lajme Zone
VIDEO/ Situatë e sikletshme, atletja australiane pëson diarre gjatë garës dhe shkakton debat të madh, organizatorët kërkojnë falje
SportGazeta Tema

VIDEO/ Situatë e sikletshme, atletja australiane pëson diarre gjatë garës dhe shkakton debat të madh, organizatorët kërkojnë falje

Një situatë e sikletshme gjatë një gare HYROX në Pekin ka shkaktuar debat të madh, pasi atletja australiane Joanna Wietrzyk pësoi diarre gjatë garës, por pavarësisht incidentit nuk u ndal dhe vijoi garën deri në fund.

Pamjet e episodit u bënë virale në rrjetet sociale, ndërsa atletja vazhdoi të garonte edhe pasi pësoi incidentin. Wietrzyk përfi garën dhe arriti të shpallej fituese, duke e bërë ngjarjen edhe më të komentuar.

Rasti shkaktoi reagime të shumta për mënyrën se si u menaxhua situata, pasi atletët përdornin të njëjtat pajisje dhe hapësira gjatë garës. Kritikët ngritën shqetësime lidhur me higjienën dhe sigurinë e konkurrentëve të tjerë.

Pas reagimeve, organizatorët e HYROX kërkuan falje dhe pranuan se nuk kishin reaguar në mënyrën e duhur gjatë incidentit. Bashkëthemeluesi i organizatës, Moritz Fürste, deklaroi se ishte bërë një gabim dhe njoftoi ndryshime të menjëhershme në rregullat e garave.

Sipas rregullave të reja, në raste kur gjaku, të vjellat, urina apo jashtëqitjet krijojnë rrezik për shëndetin ose ndotje, drejtori i garës mund ta largojë atletin nga gara.

Ndërkohë, organizatorët deklaruan se zona e prekur u izolua dhe u dezinfektua, ndërsa pajisjet e kontaminuara u hoqën.

Ngjarja ka hapur një debat të gjerë në botën e HYROX, jo vetëm për qëndrueshmërinë e sportistëve, por edhe për mënyrën se si duhet të veprojnë organizatorët në raste të tilla.