Shqipëria triumfon 2-0 në “Air Albania” ndaj Finlandës, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Sfida nisi me ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që u hodhën në sulm në kërkim të golit. Kuqezinjtë ngacmuan disa herë portën kundërshtare me Asllanin, por portier mysafir u përgjigj me disa pritje mjaft të mira. Në fundin e fraksionit të parë, skuadra e Maran kaloi në avantazh falë një supergoli të Ernest Muçi, i cili me një goditje nga distanca gjeti të papërgatitur finlandezët. Pjesa e dytë nisi ashtu si duhet për Shqipërinë që dyfishoi shifrat me Manaj, me sulmuesin lushnjar që u tregua i saktë me kokë. Me këtë sukses, kombëtarja kryeson grupin me 12 pikë, 2 më shumë se Bjellorusia dhe 5 më shumë se Finlanda. Ndeshja e radhës është ajo ndaj Bjellorusisë, teksa tashmë kemi gjithçka në dorë për vendin e parë. – View this post on Instagram A post shared by News24 Albania (@news24al) © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Të shijojmë fitoren dhe të mendojmë për Bjellorusinë”, Maran: Kjo është Shqipëria që dua, vazhdojmë me këtë hap VIDEO/ “Vetëm fitore”, dedikim special i “Tifozave kuqezi” në tribuna për Erjon Vishkullin FOTO/ Sinjale negative: Do të ishte goditja më e rëndë, Kombëtarja rrezikon të humbasë një tjetër yll Etiketa: kombetarja

