Lajme Zone
VIDEO/ Sherr mes protestuesve para Kryeministrisë, përplasen fizikisht 2 grupe të 'Flamingove': Qetësohu o shok se jena me fëmijë këtu!
PolitikëReport TV

VIDEO/ Sherr mes protestuesve para Kryeministrisë, përplasen fizikisht 2 grupe të 'Flamingove': Qetësohu o shok se jena me fëmijë këtu!

Përplasjet mes protestuesve para godinës së Kryeministrisë vijnë në një moment kur numri i personave që dalin në shesh ka rënë ndjeshëm gjatë ditëve të fundit.

Sot, në ditën e 78-ë të protestës së zhvilluar në Tiranë kundër qeverisë, ka pasur përplasje të forta mes disa personave në sheshin para Kryeministrisë. Nga pamjet e siguruara nga Gazeta Tema, duken 2 grupe protestuesisht, mes të cilëve edhe figura të njohura, duke u konfliktuar me njëri-tjetrin. Në sherr përfshihen edhe persona të tjerë që përpiqen të qetësojnë situatën. LEXO edhe...Ylli Pata: Flamingo, 80 ditët pa të nesërme, pa fytyrë dhe emër “Qetësohu mo se jena me fëmijë aty o shok”, dëgjohet të thotë një prej protestuesve. “Ore na ka rënë neve or shok”, dëgjohet të thotë një tjetër protestues. Tensionet vijnë në një moment kur numri i protestuesve ka pësuar rënie të ndjeshme dhe kur ende nuk është identifikuar qartë një trupë drejtuese (pasi ka grupime të ndryshme që pretendojnë se udhëheqin turmën). Kujtojmë se gjatë ditës së sotme janë raportuar edhe debate të forta në rrjetet sociale mes ‘drejtuesve’ të tubimeve që po zhvillohen në Tiranë. Mesa duket, tensionet po transferohen nga rrjetet sociale drejt sheshit. Share R.Xh/ReportTv.al flamingo perplasje sherr qeveria kryeministria Tirane proteste protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.2% Shoqëria 25.6% Social media 16.2% Vota total: 1585 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?