Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën e përnatshme në ditën e 78-të radhazi.
Me flamuj kuq e zi dhe pankarta në duar, protestuesit janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje si “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Protestës i janë bashkuar edhe qytetarë nga diaspora, të cilët kanë qenë të pranishëm në shesh edhe gjatë datave 14 dhe 15 gusht, duke vijuar pjesëmarrjen e tyre edhe këtë të diel, më 16 gusht.
Prej 78 ditësh, qytetarët mblidhen çdo mbrëmje përpara Kryeministrisë dhe më pas vijojnë marshimin në rrugët kryesore të Tiranës, duke e kthyer protestën në një tubim të përnatshëm.
Edhe sonte, pas fjalimeve, protestuesit kanë dalë sërish në rrugë me flamujt kuq e zi të ngritur lart, ndërsa marshimi vijon mes thirrjeve dhe pankartave kundër qeverisë.

