"Revoltë" në Poliçan Banorët kundërshtojnë planin e socialistëve për shkrirjen e Bashkisë së Poliçanit me Beratin. Kryetari lokal i PS-së jep dorëheqjen në mes të protestës, ndërsa qytetarët djegin teserat e partisë dhe firmosin peticion kundër draftit që parashikon uljen e bashkive nga 61 në 46. Reforma Territoriale 2.0 e propozuar nga Partia Socialiste ka hasur në kundërshtimin e parë të fortë në terren. Dhjetëra banorë të Poliçanit dolën këtë të enjte në protestë kundër planit të qeverisë për shkrirjen e bashkisë së tyre me Bashkinë e Beratit, ndërsa tubimi u shoqërua me dorëheqjen publike të kryetarit lokal të PS-së dhe djegien e teserave të anëtarësisë socialiste.
Me pankarta ku shkruhej "Fëmijët na i larguat, tani doni të na fshini nga harta", protestuesit akuzuan qeverinë se reforma e re territoriale rrezikon të përshpejtojë shpopullimin e qyteteve të vogla dhe të heqë identitetin administrativ të Poliçanit.
Momenti më i fortë i protestës ishte dorëheqja publike e kryetarit të Partisë Socialiste në Poliçan, Erjon Zylyftari, i cili deklaroi para qytetarëve se vendimi për shkrirjen e bashkisë është "një padrejtësi dhe një turp i madh". Menjëherë pas deklaratës së tij, disa banorë dogjën në shesh teserat e anëtarësisë së Partisë Socialiste, si shenjë proteste ndaj projektit të qeverisë.
Në fund të tubimit, qytetarët firmosën një peticion, përmes të cilit kërkojnë që Poliçani të mbetet bashki më vete dhe të mos përfshihet në hartën e re administrative.
Protesta vjen pasi Partia Socialiste depozitoi në Kuvend draftin e Reformës Territoriale 2.0, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive në vend nga 61 në 46. Sipas këtij projekti, Bashkia e Poliçanit do të shkrihet dhe do t'i bashkohet Bashkisë së Beratit, si pjesë e riorganizimit administrativ që prek dhjetëra njësi vendore në të gjithë vendin.
Drafti socialist synon bashkimin e 28 bashkive ekzistuese në 13 bashki të reja, duke argumentuar se modeli i ri do të rrisë eficiencën administrative dhe do të përmirësojë ofrimin e shërbimeve publike. Plani i socialistëve është kundërshtuar edhe politikisht nga Partia Demokratike, e cila ka paraqitur një projekt alternativ që parashikon rikthimin e një organizimi me 100 bashki dhe 6 rajone, me argumentin se reforma e vitit 2014 i largoi shërbimet nga qytetarët dhe dobësoi pushtetin vendor.
Në këtë klimë përplasjesh politike, protesta e Poliçanit është reagimi i parë publik kundër hartës së re territoriale të propozuar nga PS dhe pritet të pasohet edhe nga kundërshtime në bashki të tjera që preken nga reforma.
Edhe kryetari i Bashkisë së Poliçanit ka shprehur rezerva ndaj projektit, duke paralajmëruar se shkrirja e bashkive të vogla mund të përshpejtojë shpopullimin dhe të zbehë zhvillimin ekonomik të zonave që humbasin statusin e bashkisë.
Me draftin tashmë në Kuvend dhe debatet që po zhvendosen edhe në terren, Reforma Territoriale 2.0 po kthehet në një nga përplasjet më të forta politike dhe lokale të muajve të fundit. /Pamfleti Sondazh/ Shtim apo rrudhje të bashkive, cilin model të hartës territoriale mbështesni?
30 Korrik, 20:58 polican proteste polican ps teserat 7 ga3 15 proteste polican ps teserat 6 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Aleancë përtej gjeografisë: Çfarë e lidh Izraelin me Shqipërinë? 30 Korrik 2026, 21:3521:35Aktualitet Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Të shtunën protestë kombëtare! 30 Korrik 2026, 21:2321:23Aktualitet Debati për hartën territoriale, aktivisti: Poliçani i tregoi Ramës se nuk i ka 800 mijë votues 30 Korrik 2026, 21:2421:24Aktualitet Njoftohet protestë kombëtare më 1 gusht, diaspora në shesh për largimin e Ramës! 30 Korrik 2026, 21:0621:06Aktualitet Aktivisti Arben Kola thirrje protestueve: Vrisni frikën, Rama i ka ditët e numëruara! 30 Korrik 2026, 20:5120:51Aktualitet Rama shkrin kantierin shtetëror të Pashalimanit, i hap rrugën projektit me italianët 30 Korrik 2026, 20:4620:46Aktualitet

