TIRANË- 77 ditë shqiptarët janë çuar në këmbë. Protesta për dorëheqjen e Ramës nuk ka të ndaluar. Protestuesit shprehen të vendosur, se revolta do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës dhe largimin e kastës së vjetër politike. Protestës i është bashkuar edhe Diaspora siç edhe kishte paralajmëruar. Edhe një ditë më parë më 14 gusht, Diaspora ishte në shesh. Gjithashtu edhe gjatë ditës së sotme Diaspora ka qenë e pranishme në shesh. Marshimi ka vijuar me thirrjet “Edi Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “ndryshim sistemi”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama proteste
