Donald Trump Sipas Kennedy-t, presidenti amerikan zgjedh zinxhirët e mëdhenj të restoranteve kryesisht kur ndodhet në udhëtim. Arsyeja, sipas tij, lidhet me frikën e Trump se mund të helmohet nga ushqimi. Presidenti amerikan Donald Trump ka një arsye konkrete pse gjatë udhëtimeve zgjedh shpesh ushqimin e McDonald’s. Shpjegimin e ka dhënë Sekretari amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, Robert F. Kennedy Jr., i cili ka folur për zakonet ushqimore të presidentit.
Gjatë një interviste në podkastin “Net Positive”, Kennedy tregoi se në avionin presidencial ka parë sasi të mëdha ushqimi të McDonald’s.
“Po të hipni në aeroplanin e tij, ai është plot me kuti me McDonald’s”, deklaroi Kennedy.
I pyetur nëse kishte tentuar të ndërhynte në dietën e presidentit për shkak të detyrës së tij si Sekretar i Shëndetësisë, Kennedy tha se nuk është person që u predikon të tjerëve se çfarë duhet të hanë.
Por ai sqaroi se McDonald’s dhe ushqimet e tjera të shpejta nuk përbëjnë dietën e zakonshme të Trump.
Sipas Kennedy-t, presidenti amerikan zgjedh zinxhirët e mëdhenj të restoranteve kryesisht kur ndodhet në udhëtim. Arsyeja, sipas tij, lidhet me frikën e Trump se mund të helmohet nga ushqimi.
“Shumicën e kohës ai ha ushqim vërtet të mirë, por kur udhëton preferon të hajë nga rrjetet e mëdha sepse ka frikë nga helmimi nga ushqimi”, deklaroi Kennedy.
Sekretari amerikan i Shëndetësisë tha se situata ndryshon kur Trump ndodhet në Shtëpinë e Bardhë ose në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Sipas Kennedy-t, në këto dy rezidenca presidenti konsumon prodhime të freskëta dhe një pjesë e tyre sigurohet nga prodhues vendas.
“Atje ka ushqimin më të mirë. Gjithçka është prodhim i freskët dhe shumë prej tyre vijnë nga rajoni. Kështu që shumicën e kohës ai ha ushqim të mirë”, tha Robert F. Kennedy Jr.donal trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Prej dy muajsh asnjë shenjë, ku ka përfunduar Presidenti më i vjetër në botë? 15 Gusht 2026, 21:3921:39Rajoni dhe Bota Pesë ditë pas tërmetit, Kolumbia kërkon 400 të zhdukur; bilanci shkon në 294 viktima 15 Gusht 2026, 20:4220:42Rajoni dhe Bota Zgjerimi si armë gjeopolitike: Ukraina përpara, Ballkani në pritje 15 Gusht 2026, 19:1819:18Rajoni dhe Bota Të shtëna me armë në një universitet në SHBA, pesë të plagosur; njëri prej tyre në gjendje kritike 15 Gusht 2026, 19:0219:02Rajoni dhe Bota Greqia në alarm të kuq/ Atika, Kreta dhe ishujt nën kërcënimin e zjarreve 15 Gusht 2026, 18:4718:47Rajoni dhe Bota Përshkallëzohen tensionet në Liban, 11 të vrarë nga sulmet izraelite 15 Gusht 2026, 18:3518:35Rajoni dhe Bota

