Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur flakën kartonëve përpara godinës së Ministrisë. Kjo, në shenjë revoltë ndaj keqqeverisjes. Studentët, pedagogët, por edhe qytetarët e zakonshëm ndodhen në protesta prej ditësh. Ata shprehen se nuk negociojnë me kreun e qeverisë, por se kërkojnë largimin e Ramës. Studentët kanë deklaruar se do të protestojnë në rrugët e Tiranës, deri në rrëzimin e kryeministrit, që e akuzojnë për keqmenaxhim. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Ministria e Arsimit protesta
