Shiu me intensitet të lartë, edhe pse zgjati pak në kohë, ka shfaqur problematikat e para në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e reshjeve, prezenca e ujit në rrugët kryesore të qytetit ka krijuar problematikat e para.
Bulevardi “Ismail Qemali”, bulevardi i Palmave dhe disa brendësi lagjesh janë konstatuar me prezencë uji. Sipas Bashkisë, hidrovori është vendosur në punë por jo me kapacitet të plotë për shkak të mungesës së 2 pompave. Duket se gjithçka ka ndodhur si pasojë e mbingopjes së kanalizimeve./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet reshje shiuvlore
