Lajme Zone
VIDEO/ Ray J përfundon në spital gjatë transmetimit LIVE, ambulanca mbërrin para kamerave
KulturëGazeta Tema

VIDEO/ Ray J përfundon në spital gjatë transmetimit LIVE, ambulanca mbërrin para kamerave

Këngëtari dhe personazhi televiziv Ray J është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një emergjencë mjekësore gjatë një transmetimi LIVE.

Këngëtari dhe personazhi televiziv Ray J është dërguar me urgjencë në spital pasi pësoi një emergjencë mjekësore gjatë një transmetimi LIVE.

45-vjeçari po transmetonte nga Fab Factory në Los Angeles, kur nisi të kishte probleme shëndetësore. Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe ambulanca, ndërsa gjithçka u kap nga kamerat e livestream-it.

Në pamjet e publikuara nga TMZ, Ray J shihet pa bluzë ndërsa po merrte ndihmë nga mjekët, me pajisje mjekësore të vendosura në kraharor. Më pas ai u vendos në barelë dhe u transportua me ambulancë drejt spitalit. Edhe nëna e tij, Sonja Norwood, ndodhej aty gjatë transmetimit.

Sipas burimeve të TMZ, problemi ishte i lidhur me zemrën, ndërsa incidenti u konsiderua një emergjencë thjesht mjekësore dhe nuk kishte asgjë të dyshimtë. Deri tani nuk është bërë publike një diagnozë e saktë për episodin e fundit.

Ngjarja ndodhi gjatë projektit të tij “Rayhab”, një transmetim 180-ditor, gjatë të cilit Ray J ka qëndruar për periudha të gjata duke bërë livestream.

Ky është një tjetër problem shëndetësor për këngëtarin gjatë këtij viti. Në janar ai u shtrua në spital për pneumoni dhe probleme me zemrën, ndërsa në maj përfi sërish në spital pas një ndeshjeje MMA, ku pësoi një nokaut dhe mjekët monitoruan edhe rrahjet e zemrës. Watch full video on TMZ