Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Rama u prit me protesta në takimin me strukturat në Vlorë, policia shoqëron 4 persona


Policia ka shoqëruar shtetasin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, ishte mbledhur pranë ambienteve ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin me qytetarët dhe strukturat në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale.

Policia ka shoqëruar shtetasin Baki Goxha, i cili, së bashku me disa persona të tjerë, ishte mbledhur pranë ambienteve ku Kryeministri Edi Rama po zhvillon takimin me qytetarët dhe strukturat në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Goxha është një prej personave të përfshirë në organizimin e protestës, e cila pritej të zhvillohej pas përfundimit të takimit të kryeministrit. Bashkë me Goxhën, policia ka shoqëruar edhe tre persona të tjerë, të cilët ishin mbledhur për të protestuar përpara ambienteve të Pallatit të Kulturës në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar nga policia përpara nisjes së protestës, ndërsa mbetet për t’u sqaruar arsyeja zyrtare e shoqërimit të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb