Lajme Zone
VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ vendoset para Kryeministrisë
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Rama fton sërish protestuesit për dialog, ‘sofra e gurtë’ vendoset para Kryeministrisë

Protestuesit i kanë refuzuar vazhdimit ftesat e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre.

Protestuesit i kanë refuzuar vazhdimit ftesat e kryeministrit Edi Rama për t’u ulur në dialog me ta, e për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Por pavarësisht kësaj, ashtu si çdo mëngjes, edhe këtë të hënë, kreu i qeverisë i ftoi sërish në bisedime. Përpara godinës së Kryeministrisë, vendosi sërish sofrën e gurtë, mbi të cilën disa letra me mbishkrimin ‘dialog’.

“Mirëmëngjes”, ka shkruar kryeministri Rama krahas videos të publikuar në rrjetet sociale.

Që prej 13 tetorit, të rinj gjimnazistë dhe studentë dalin çdo ditë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit. Në mbështetje të tyre kanë dalë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin. Ata thonë se do të jenë në krah të të rinjve, deri në plotësimin e kërkesës së tyre.

Prej disa javësh kjo protestë është kthyer e dhunshme, ku nuk kanë munguar përplasjet me protestuesve dhe policisë. Protestuesit kanë sulmuar godinat shtetërore dhe jo vetëm, kanë djegur kosha mbeturinash dhe kioska, kanë gjuajtur me gurë në drejtim të policisë. Ndërkohë këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me ujë, gaz lotsjellës dhe plumba gome.

Ka patur disa të plagosur, mes tyre të mitur, protestues, policë, gazetarë apo dhe kalimtarë. Top Channel