Edi Rama është një “dead man walking” që mbahet në këmbë nga fuqia elektorale e PS-së. Kujt i gënjen mendja se kjo fuqi është vetë Rama... gabohet rëndë! Foto ilustruese/ Edi Rama ka ndërtuar një model drejtimi ku çdo fitore e Partisë Socialiste lidhet me emrin e tij, ndërsa përgjegjësia për dështimet shpërndahet te ministrat, drejtorët dhe vartësit. Çdo fitore është meritë e tij, çdo mandat parlamentar i atribuohet emrit të tij dhe çdo drejtues politik duhet të njohë autoritetin e kryetarit. Ndërkohë, kryeministri ka investuar gjithnjë e më shumë te protagonizmi ndërkombëtar, samitet, marrëdhëniet me udhëheqësit e huaj dhe profili i një politikani që kërkon të luajë rol përtej kufijve të Shqipërisë.
Mirëpo, pas kësaj figure qëndron një organizatë elektorale shumë më e madhe se zyra e kryeministrit. Partia Socialiste funksionon përmes drejtuesve të qarqeve, deputetëve, kryebashkiakëve dhe strukturave lokale që kanë ndërtuar pushtet politik gjatë 13 viteve të qeverisjes.
Rezultati i zgjedhjeve që lamë pas e nxori në pah këtë raport mes drejtimit qendror dhe organizimit territorial.
Në Fier, qarkun e dytë më të madh për nga mandatet parlamentare, Partia Socialiste arriti një fitore rekord, duke siguruar 12 nga 16 deputetët, ose 64,41% të votave. Në krye të fushatës ishte Belinda Balluku, e cila drejtoi një prej strukturave më të fuqishme elektorale të socialistëve. Ndikimi i saj përtej Fierit është pjesë e debatit për ekuilibrat e brendshëm të PS-së, me të dhëna konkrete për një rrjet fuqie politike që shtrihet nga Dibra, Shkodra e Lezha, në Tiranë, Fier dhe një pjesë të Vlorës.
Fieri përbën rastin më të qartë të peshës që mund të fitojë drejtimi politik i një qarku. Socialistët morën tri të katërtat e mandateve dhe lanë opozitën me vetëm katër deputetë. Një rezultat që i dha kësaj strukture rëndësi të jashtëzakonshme në shumicën parlamentare.
Tirana, përplasja me Veliajn dhe beteja për strukturat socialiste
Situata në Tiranë është shumë më e ndërlikuar. Përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt ka goditur marrëdhënien politike që për më shumë se një dekadë mbajti të bashkuar drejtimin e qeverisë me atë të bashkisë më të madhe në vend.
Veliaj kishte ndërtuar një strukturë me ndikim të konsiderueshëm elektoral, të mbështetur te drejtuesit e njësive administrative, organizatat e PS-së, bashkëpunëtorët politikë dhe administrata vendore. Gjatë viteve në krye të bashkisë, ai u kthye në një figurë me peshë të veçantë brenda organizatës socialiste të kryeqytetit.
Arrestimi i tij dhe konflikti me Ramën kanë ndryshuar raportet brenda kësaj organizate. Përplasja për emërimet dhe shkarkimet në Bashki ka nxjerrë në sipërfaqe luftën për kontrollin e strukturës që Veliaj ndërtoi gjatë viteve të pushtetit.
Kjo betejë ka rëndësi edhe për zgjedhjet vendore të vitit që vjen. Tirana përqendron numrin më të madh të mandateve parlamentare dhe një organizatë të gjerë politike, ku drejtuesit e njësive, deputetët dhe funksionarët vendorë kanë marrëdhënie të konsoliduara me elektoratin.
Emërimi i Taulant Ballës si drejtues politik i qarkut ishte pjesë e riorganizimit socialist në këtë territor. Përvoja e tij e gjatë në Elbasan dhe përgjegjësia e re në Tiranë e vendosin në qendër të administrimit politik të kryeqytetit.
Mirëpo, drejtimi i organizatës që ka funksionuar për vite nën ndikimin e Veliajt përfshin më shumë sesa ndryshimin e emrit në krye. Marrëdhëniet e krijuara ndër vite, lidhjet me administratën dhe interesat e drejtuesve vendorë janë pjesë e ekuilibrave që ndikojnë në funksionimin e PS-së së Tiranës.
Zgjedhjet vendore të vitit që vjen e vendosin këtë riorganizim përballë një prove konkrete që duket shumë e vështirë të korrë sukses pa mbështetjen dhe përkrahjen e fuqisë elektorale të Fierit; të cilë kanë dhënë prova të forta se fshihen pas suksesit të PS në zgjedhje.
Durrësi dhe Elbasani, riorganizimi pas goditjes së klanit Agasi
Edhe Durrësi është përfshirë në ndryshimet e drejtimit socialist. Zhvillimet rreth Ergys Agasit dhe marrëdhënieve të tij me figura të pushtetit kanë shtuar vëmendjen mbi ndikimin e rrjeteve informale në politikën lokale.
Në Elbasan, Taulant Balla ka një histori të gjatë drejtimi dhe organizimi politik, ndërsa Arbjan Mazniku vijon të mbajë përgjegjësinë formale të qarkut. Në Durrës, drejtimi politik iu besua Blendi Klosit nën vëzhgimin e Taulant Ballës pas "zbythjes" së klanit Agasi.
Këto lëvizje kanë rishpërndarë përgjegjësitë mes drejtuesve socialistë në disa prej territoreve me rëndësi të madhe parlamentare.
Kush e zotëron pushtetin dhe kush e organizon votën?
Edi Rama ka në dorë qeverinë, postet, emërimet dhe shkarkimet. Ai vendos kush ngjitet në hierarkinë socialiste dhe kush përfn jashtë saj. Ka ndërtuar një sistem ku të gjithë varen nga firma e kryetarit, ndërsa çdo fitore zgjedhore përfn në bilancin e tij personal. Mirëpo, kontrolli mbi pushtetin nuk përkthehet automatikisht në kontroll mbi elektoratin.
Pas 13 vitesh qeverisjeje, brenda PS-së janë konsoliduar struktura që kanë krijuar peshën e tyre politike, me drejtues që njohin territorin, kontrollojnë organizimin dhe mbajnë lidhjet me njerëzit që mobilizojnë votat. Fitorja rekord në Fier dhe tronditja e ekuilibrave në Tiranë e Durrës kanë nxjerrë në pah rëndësinë e këtyre strukturave, sidomos kur marrëdhëniet mes njerëzve të pushtetit kthehen në përplasje të hapura.
Rama mund të vazhdojë të shfaqet në samite, të presë liderë ndërkombëtarë dhe të sillet si pronar i çdo mandati socialist. Brenda partisë, megjithatë, pushteti i tij mbështetet te një organizatë me drejtues, interesa dhe ndikim që shkojnë përtej autoritetit personal të kryeministrit. Karriget mund t'i ndajë ai, por votat nuk shpërndahen me vendim qeverie. Pikërisht këtu qëndron edhe kufiri i pushtetit që ka ndërtuar për veten.
Edi Rama është një “dead man walking” që mbahet në këmbë nga fuqia elektorale e PS-së. Kujt i gënjen mendja se kjo fuqi është vetë Rama... gabohet rëndë! edi rama fuqia elektorale ps Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Paketa Fiskale 2027, Tabaku: Qeveria u ka shtuar barrën bizneseve të vogla, do të rriten çmimet 1 Nëntor 2026, 11:5611:56Politike Islami politik del nga hija e flamingove 1 Nëntor 2026, 10:1910:19Politike Kush vjen po iku Rama? 1 Nëntor 2026, 10:1010:10Politike Protestat në Tiranë, ish-ministri i Jashtëm: Ramën dhe Berishën mund t’i largojë vetëm vota 1 Nëntor 2026, 09:1409:14Politike Erdogani shqiptar! 31 Tetor 2026, 20:1320:13Politike Nga Tirana në Beograd, si po ndërton Izraeli një rrjet ndikimi në Ballkan 31 Tetor 2026, 18:4018:40Politike

