Lajme Zone
Dy vite nga tragjedia që tronditi Serbinë, ngjarja që i hapi rrugë rrëzimit të Vuçiç (Video)
BotëPamfleti

Dy vite nga tragjedia që tronditi Serbinë, ngjarja që i hapi rrugë rrëzimit të Vuçiç (Video)

Aktivitetet përkujtimore kanë nisur me një marshim të heshtur nga kampusi universitar drejt stacionit hekurudhor. Në krye të tij janë studentët, të cilët mbajnë 16 kurora me lule, një për secilën prej viktimave.

Presioni i vazhdueshëm i protestave solli fillimisht dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm serb, Miloš Vučević, në janar 2025. Dy muaj më vonë, në Beograd u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha kundër qeverisë në dekadat e fundit, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë.Me kalimin e kohës, lëvizja studentore mori edhe një dimension politik, duke u materializuar në krijimin e të ashtuquajturës “Lista e Studentëve”, që rrëzoi edhe Vuçiç nga pushteti. Serbia nderon vikimat e Novi Sad Serbia përkujton sot dyvjetorin e tragjedisë së rëndë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku më 1 nëntor 2024, shembja e një strehe prej betoni u mori jetën 16 personave. Ajo që nisi si një aksident tragjik, u shndërrua në një nga krizat më të mëdha politike dhe shoqërore në historinë e viteve të fundit të vendit.

Aktivitetet përkujtimore kanë nisur me një marshim të heshtur nga kampusi universitar drejt stacionit hekurudhor. Në krye të tij janë studentët, të cilët mbajnë 16 kurora me lule, një për secilën prej viktimave.

Ndërkohë, pranë vendit ku ndodhi tragjedia, qytetarët vijojnë të mbërrijnë për të ndezur qirinj dhe për të vendosur lule në kujtim të personave që humbën jetën. Në mesditë është planifikuar edhe tubimi qendror përkujtimor. 16 minuta tišine ispred Železničke stanice u Novom Sadu. Pratite prenos uživo na Našem portalu.

— Naš Portal (@nasportal_info) November 1, 2026 Dyvjetori i tragjedisë përkon me një periudhë të rëndësishme transformimesh politike në Serbi. Zemërimi qytetar pas shembjes së strukturës, e cila ndodhi vetëm tre muaj pas përfundimit të punimeve të rinovimit të stacionit, u kthye në shkëndijën e një lëvizjeje të gjerë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Protestat e udhëhequra nga studentët u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin, duke mobilizuar mijëra qytetarë. Në ditët e para, reagimi qytetar mori formën e bllokimeve të përditshme të rrugëve dhe 16 minutave heshtje, në nderim të viktimave. Kërkesa kryesore ishte zbardhja e plotë e përgjegjësive dhe ndëshkimi i personave përgjegjës, si në planin penal, ashtu edhe në atë politik.

Presioni i vazhdueshëm i protestave solli fillimisht dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm serb, Miloš Vučević, në janar 2025. Dy muaj më vonë, në Beograd u zhvillua një nga demonstratat më të mëdha kundër qeverisë në dekadat e fundit, ku morën pjesë qindra mijëra qytetarë.

Me kalimin e kohës, lëvizja studentore mori edhe një dimension politik, duke u materializuar në krijimin e të ashtuquajturës “Lista e Studentëve”. Në këtë formacion u përfshinë akademikë, shkencëtarë dhe përfaqësues të botës kulturore, me kërkesa që në qendër kishin luftën kundër korrupsionit dhe transparencën në institucionet publike. #BREAKING A commemoration is underway in Novi Sad, Serbia, marking two years since the collapse of the renovated railway station canopy, which claimed 16 lives. The tragedy sparked mass protests that ultimately brought an end to 14 years of SNS rule.

— The National Independent (@NationalIndNews) November 1, 2026 Në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit 2026, kjo lëvizje arriti një rezultat të lartë, duke tronditur skenën politike serbe dhe duke i dhënë fund sundimit të gjatë të Partisë Progresive Serbe (SNS), të drejtuar nga Aleksandar Vuçiç.

Dy vite pas tragjedisë, kërkesa për drejtësi mbetet në qendër të zhvillimeve në Serbi. Autoritetet kanë nisur hetime të gjera për dyshimet për korrupsion në sektorin e ndërtimit, ndërsa Zyra e Prokurorit për Krimin e Organizuar po shqyrton përgjegjësitë e mundshme.

Në Novi Sad, 16 kurorat dhe qirinjtë e vendosur pranë stacionit hekurudhor mbeten dëshmi e një tragjedie që nuk u kufizua vetëm në humbjen e jetëve njerëzore, por që ndryshoi edhe rrjedhën politike të Serbisë. Për familjet e viktimave dhe qytetarët që dolën në rrugë, kërkesa për drejtësi të plotë vazhdon të jetë e pandryshuar.dy vite nga tragjedia që tronditi serbinë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Kush është Marko Kričak, i besuari i Vuçiçit që akuzohet se kërcënoi me përdhunim një studente 1 Nëntor 2026, 12:3412:34Rajoni dhe Bota Negociatat për paqe, habit Kremlini: Putini do t’i përgjigjej një telefonate nga Zelensky 1 Nëntor 2026, 12:1012:10Rajoni dhe Bota Zjarr i fuqishëm në një hotel në Itali, evakuohen turistët; 16 të lënduar 1 Nëntor 2026, 11:4711:47Rajoni dhe Bota Bënë simbolin e shqiponjës me duar në Mal të Zi, lirohen 4 gjimnazistët nga Durrësi 1 Nëntor 2026, 11:2011:20Rajoni dhe Bota Nga Orban te Vuçiç, i njëjti fund; si u rrëzuan dy aleatët e Putin brenda vitit? 1 Nëntor 2026, 11:0311:03Rajoni dhe Bota Mbi 100 dronë sulmojnë Rusinë gjatë natës, goditet rafineria gjigante e Lukoil 1 Nëntor 2026, 10:5010:50Rajoni dhe Bota