Disa qindra protestues janë grumbulluar sërish pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pas disa përshkallëzimeve me efektivët e policisë të shërnuar pak minuta më parë.
Si kundëreagim, efektivët po i ndjekin duke u afruar me gardh sigurie dhe jo vetëm.
Autoboti është bërë gati për të vepruar sërish me ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë dhe penguar qytetarët.
Gazi lotsjellës po hidhet deri në zonën pranë Sheshit ‘Skënderbej’.
Situata në qendër të Tiranës është tejet kaotike, ku nuk mjnë thirrjet, përleshjet dhe tensionet në rrugët kryesore që lidhin kryeqytetin me qendrën./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

