Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

VIDEO/ Protestuesit marshojnë drejt Rrugës së Elbasanit! “Shqipëria meriton revolucion”, thirrjet që shoqërojnë tubimin: Poshtë patronazhistët!


Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Rrugës së Elbasanit, në kuadër të protestës së 69-të kundër qeverisë.

Protestuesit kanë vijuar marshimin nga Bulevardi në drejtim të Rrugës së Elbasanit, në kuadër të protestës së 69-të kundër qeverisë. Gjatë marshimit, qytetarët kanë brohoritur një sërë thirrjesh, mes të cilave: “Shqipëria meriton revolucion”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Rama, jep dorëheqjen”. Me pankarta dhe flamuj kombëtarë në duar, protestuesit po vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke përsëritur kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe hetimin e tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Sipas organizatorëve, protestat do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa qytetarët deklarojnë se do të vazhdojnë rezistencën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta