Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Zelensky mbërrin në Serbi, pritet nga Vuçiç në Beograd! Të shtunën takimet zyrtare (VIDEO)


Në një status në X presidenti i Ukrainës u shpreh se me Vuçiçin do të diskutojnë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Beograd për vizitën e tij të parë zyrtare në Serbi. Ai është pritur nga presidenti serb Aleksander Vuçiç në Beograd, i cili shprehu bindjen se vizita do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Vuçiç thotë se në darkën e shtruar në nder të Zelenskyt folën për çështjet që do të jenë në fokus të takimeve zyrtare ditën e nesërme, përfshirë rrugën evropiane të të dyja vendeve. LEXO edhe...Serbia s'mbështet sanksionet për Rusinë, Zelensky vizitë në Beograd Në një status në X presidenti i Ukrainës u shpreh se me Vuçiçin do të diskutojnë për zgjerimin e lidhjeve ekonomike, marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, çështjet e sigurisë dhe fusha të tjera me interes të ndërsjellë. Dy liderët ishin takuar në mesin e korrikut në Kiev, në kuadër të samitit Ukrainë–Evropa Juglindore. Beogradi e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Moskës dhe, ndonëse është vend kandidat për anëtarësim në BE, vazhdon të ruajë marrëdhënie të ngushta me Rusinë. P.J/E.H/ReportTv.al aleksander vucic Volodymyr Zelensky Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.4% Jo 60.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 2871 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?