Një efektiv policie është përfshirë nga flakët pasi është goditur me një bombë molotov pranë selisë së Partisë Socialiste, gjatë protestës së zhvilluar këtë të shtunë.
Ngjarja ka ndodhur në momentin e përplasjeve gjatë protestës. Njerëz të maskuar janë shfaqur edhe me shkopinj në sheshin “Skënderbej”.
Pas tri ditëve relativisht të qeta, protestuesit iu kthyen sulmeve me gurë, kapsollë e fishekzjarrë. Më herët, Policia zbrazi brenda disa minutash bulevardin “Dëshmorët e Kombit” duke përdorur ujë e gaz lotsjellës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Efektivflakeproteste
