Një përplasje u shënua tek Ministria e Arsimit mes protestuesve dhe policisë. Protestuesit janë larguar nga Ministria e Arsimit dhe tani janë tek Sheshi Skënderbej. Ata pritet që të shkojnë sërish tek godina e Kryeministrisë, ku nisi edhe protesta. Në protestën e sotme janë bashkuar pedagogët, skafet akademike, mjekë dhe stafe mjekësore, sikundër edhe prindër. Gjithashtu, në mbështetje të protestës janë edhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që Shqipëria të marrë një tjetër rrugë, drejt zhvillimit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kryeministria Ministria e Arsimit protesta
