Lajme Zone
VIDEO-Panik pranë lokalit në Mullet/ 53-vjeçari del nga makina dhe qëllon me armë
Të tjeraCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO-Panik pranë lokalit në Mullet/ 53-vjeçari del nga makina dhe qëllon me armë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas ...

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit se në afërsi të një lokali në fshatin Mullet, një shtetas kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri, dyshohej për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tij dhe një shtetasi që ndodhej në lokal, organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje për të sqaruar rrethanat dhe autorësinë e rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Njoftimi”, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti, si dhe u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi F. Ç., 53 vjeç, banues në këtë fshat.

53-vjeçari dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë zjarri (pistoletë), të cilët e posedonte pa leje, përballë lokalit ku ndodhej shtetasi A. H., 23 vjeç, me qëllim kanosjen e tij, sepse ishin konfliktuar më parë, për motive të dobëta. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.