Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Të shtëna në ajër në Mullet, arrestohet 53-vjeçari/ Momenti kur kanosi me armë 23-vjeçarin (VIDEO)

Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Mullet, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, përballë një lokali ku ndodhej një 23-vjeçar me të cilin kishte pasur një konflikt të mëparshëm.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Sipas Policisë, 53-vjeçari Fatjon Çeliku ka përdorur një pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, me qëllim kanosjen e 23-vjeçarit.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe organizuan operacionin e koduar “Njoftimi”. Si rezultat, 53-vjeçari u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, ndërsa Policia sekuestroi armën e zjarrit dhe municionin.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet