Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Operacioni “Fast”, kapet në Kavajë 26-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar


Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë, në kuadër të një faze të re të operacionit policor të koduar “Fast”.

Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar në Kavajë, në kuadër të një faze të re të operacionit policor të koduar “Fast”.

Operacioni u finalizua nga Sektori për Kërkimin (FAST Albania), në bashkëpunim me strukturat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Kavajë.

Në pranga është vënë shtetasi me inicialet S. B., 26 vjeç, banues në Kavajë, i arrestuar provizorisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Sipas Policisë së Shtetit, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Breshias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, vepër për të cilën legjislacioni italian parashikon dënim deri në 24 vite burg.

Nga hetimet e autoriteteve italiane rezulton se 26-vjeçari ishte pjesë e një organizate kriminale të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe disa shtetas italianë, e cila dyshohet se merrej me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shpërndarjen e tyre në disa zona të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e të arrestuarit drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet