Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Një viktimë dhe një i plagosur. Si ndodhi aksidenti me pasoja fatale në Tiranë, betonierja u përplas me “Audi-n” dhe ra nga rrethrrotullimi (DINAMIKA)


TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Teg. Shoferi i betonieres mësohet se ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë Teg. Shoferi i betonieres mësohet se ka humbur jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur. Gazetarja Xhensila Kodra, ka dhënë detaje nga aksidenti i ndodhur, ndërsa paraprakisht mësohet edhe dinamika e aksidentit. “Mjeti i tonazhit të rëndë është përplasur fillimisht me mjetin tip “Audi”, në pjesën e sipërme të rrugës ku ishin duke lëzivur mjetet dhe më pas ka rënë nga lartësia dhe ka përfundur në pjesën e poshtme të autostradës. Në momentin që ka rënë nga lartësia, ka zënë një tjetër automjet poshtë”, tha për News24 gazetarja Xhensila Kodra. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb