Ernest Muçi vazhdon të shkëlqejë në Turqi, teksa ylli i Kombëtares është rikthyer me gol pas grumbullimit me Shqipërinë. Në sfidën kundër Samsunsporit në kampionat, 25-vjeçari zhbllokoi sfidën në minutën e 28’.
Pas një topi të marrë në zonë, Muçi goditi me të djathtën duke ndëshkuar portierin kundërshtar. 🚨 Ernest Muçi breaks the lock!
🇹🇷 Samsunspor 0-1 Trabzonspor
— Goals Xtra (@GoalsXtra) October 10, 2026 Ky është goli i dytë për këtë sezon me Trabzonsporin, ndërsa shqiptari numëron edhe tre asiste.
Muçi gjithashtu ishte protagonist edhe me Kombëtaren shqiptare, ku shënoi një gol kundër Bjellorusisë. Top Channel

