Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Moti i keq lë pa energji elektrike 9 fshatra në Pogradec


Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në nëntë fshatra të Pogradecit.

Reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë gjatë natës kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në nëntë fshatra të Pogradecit.

Pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat Çezma e Madhe, Çezma e Vogël, Hondishti dhe Llënga, në Njësinë Administrative Trebinjë, si dhe Bishnica, Jolla, Velçani, Buzaishta dhe Shpella, në Njësinë Administrative Velçan.

Sipas OSHEE-së, grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike për banorët e këtyre zonave. Problematika bëhet edhe më shqetësuese për banorët, pasi të njëjtat fshatra u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike për më shumë se 48 orë edhe një javë më parë.

Përsëritja e defekteve pas kushteve të pafavorshme atmosferike rikthen shqetësimin për furnizimin e qëndrueshëm me energji elektrike në këto zona rurale të Pogradecit.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Pogradec