Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO / Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet në shkallë duke ndjekur Agron Shehajn që vodhi marrëveshjen sekrete me SHBA, deputeti nuk e ndihmon


Pasojat e veprimit te paligjshëm të kreut të një prej partive opozitare në vend, nuk mbarojnë vetëm te paligjshmëria e aktit. Gjatë tentativës së punonjës së Parlamentit për të ndaluar Shehajn, zyrtarja rreshet në shkallët

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj arriti të vjedhë nga Kuvendi një dokument sekret, marrëveshjen ushtarake Shqipëri-SHBA e cila u fut në rend ditën e sotme me urgjencë. Në këto pamje të siguruara nga Report Tv, dallohet fare qartë momenti kur pasi Shehaj ka marrë dokumentin në duar është larguar me vrap nga salla e Kuvendit, ndonëse këshilltarja e ndjek nga pas me vrap dhe dëgjohet t’i thotë të ndalojë. Pasojat e veprimit qesharak të kreut të një prej partive opozitare në vend, nuk mbarojnë vetëm te paligjshmëria e aktit. Gjatë tentativës së punonjës së Parlamentit për të ndaluar Shehajn, zyrtarja rreshket nga shkallët duke u përplasur rëndë në trup dhe krahë. Deputeti Agron Shehaj ka vijuar të vrapojë pa u kthyer aspak për të ofruar ndihmë. Partia Socialiste ka paralajmëruar një kallëzim penal për veprimet e Agron Shehajt dhe për kërcënimin e sigurisë ndaj personelit të Kuvendit. LEXO EDHE:Agron Shehaj vodhi marrëveshjen konfidenciale me SHBA, Etika e përjashton 60 ditë nga punimet e Kuvendit Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:25 'Një palo burrë sot dhunoi një grua', Taulant Balla reagon pas incidentit me Agron Shehajn në Kuvend: Ku janë shoqatat dhe Komiteti i Helsinkit? Rrëzimi i punonjëses së Kuvendit, e cila u përpoq të ndalonte deputetin Agron Shehaj pasi ai vodhi dokumentet e marrëveshjes ushtarake Shqipëri-SHBA dhe u largua duke ikur me vrap nga zyra, ka sjellë reagimin e kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në një postim në rrjetet sociale, Balla e akuzon Shehajn për dhunë ndaj punonjëses së Kuvendit.“Përveç shkeljeve të rënda të ligjit për informacionin e klasifikuar, një palo burrë si Agron Shehaj ka dhunuar sot një vajzë, një grua, një nënë. Ky Komiteti i Helsinkit, shoqatat kundër dhunës me bazë gjinore dini gjë ku janë?”, shkruan Balla. U.D/Shqiptarja.com Share K.M/U.D/Shqiptarja.com TAG: kuvend 27 korrik 2026 Partia Mundësia agron shehaj Komento Komente toku: 28/07/2026 09:21 ta ndihmonte ? po he na thoni si, ai as e pa qe kjo u qorrolleps. Përgjigju Beni: 28/07/2026 04:12 That’s the biggest mistake of his life his career and life is ruined and cooked palo burre. Përgjigju Deni: 28/07/2026 02:00 Kete zhuls te veshur me kostum mund ta denosh lehtesishtbper mxjerrje te sekretit shteteror.

Ne video duket qarte qe po i fotografon faqet me tel.

Edhe pse eshte vone sepse me siguri i dergoi me whatsapp ose sky ecc por hapni hetim e ti meret telefoni per tu pare kujt ia ka derguar Përgjigju Jimmy: 27/07/2026 20:39 Tregoni vendin atit delenxhiu atit xhepisti Përgjigju Sula: 27/07/2026 18:56 Ja sic vodhi documenti keshtu ka vjell gjthe jeten ky matrapaz urifh,cfare pret nga ky njeri, ai nuk meriton qe te jete dhe deputet,ai mund te shese sekretet shteterore ai e shet edhe njerzit e vet per leke dhe jo me atdheun e sekret e vendit per leke. Njeri imoral Përgjigju tel: 27/07/2026 18:53 Ols Dado do nxjerre urdher arresti per Shehajn sapo sherbimi sekret grek ti jape leje. Përgjigju Agron Shejtani: 27/07/2026 18:41 Ore po ç'a është ky muhabet. Boll te jesh deputet dhe mund të bësh ça të të doj bytha. Shpalleni hajdut, spiun dhe tradhtar të kombit. Agroni, fëmijë bythe. Do të na drejtoj dhe vendin ky pa le. Ka burra Shqipëria apo jo.? Tregojani vendin kujtdo që mendon se Shqipërinë e ka plaçkë të tij Përgjigju Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64% Jo 29.3% Nuk e di 6.7% Vota total: 6262 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?