Pamjet ekskluzive të siguruara tregojnë momentet e atentatit të 20 shtatorit në Sarandë, ku mbeti i vrarë Artan Myrtaj, i njohur me nofkën “Tani i Ruzhdiut”. Në video, Myrtaj shihet teksa del nga një lokal, ndërsa i afrohet një person i veshur me të zeza dhe me skafandër. Autori tenton fillimisht të qëllojë me armë, por sipas pamjeve arma duket se bllokohet.
Më pas, ai përdor një tjetër pistoletë që e mban në dorën e djathtë dhe qëllon drejt Myrtajt. Pas të shtënave, autori largohet nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhet në drejtimin e një motori me targa greke, dyshohet se e ndihmon për t'u larguar.
Sipas të dhënave të deritanishme të hetimit, dy autorët dyshohet se janë larguar nga Saranda në drejtim të aksit të Konispolit. Një nga pistat që po shqyrtohet është edhe mundësia që ata të kenë kaluar ilegalisht kufirin dhe të jenë larguar drejt Greqisë.
Ngjarja ndodhi paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia në Sarandë. Përveç Myrtajt, nga atentati mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

