RUSI, Samara - Mirlind Daku ia ka dalë të shënojë golin e dytë sezonal me Rubin Kazanin në Superligën ruse të futbollit. Këtë të shtunë Rubin Kazani e mbylli 1-2 në avantazh pjesën e parë kundër Akron Togliatti për raundin e dytë të kampionatit rus, me sulmuesin e Kombëtares që u tregua i saktë. Rubin Kazani gjeti epërsinë në minutën e 15-të me Arroyo, përpara se katër minuta më vonë Mirlind Daku ta ndalte sferën në rrjetë. Një aksion i shpejtë nga krahu i djathtë bëri që sfera të mbetej në zonë, paçka se Daku kërkoi një pasim. Topi mbeti në zonë dhe Daku ia doli 'ta rrëmbente' dhe pas një goditje me të djathtën dyfishoi avantazhin për miqtë. Në minutën e 30-të Akron shkurtoi shifrat në 1-2, teksa pjesa e mbetur e lojës pritet të jetë e luftuar për vetë faktin e rezultatit të ngushtë. LEXO EDHE:Spartaku i Moskës aktivizoi klauzolën e blerjes, Mirlind Daku i paqartë për të ardhmen! Rubin Kazan: Sulmuesi po përgatitet me klubin E ardhmja e Dakut Sulmuesi i Kombëtares është përfshirë në merkato dhe në Rusi bëjnë me dije se Spartaku i Moskës është i gatshëm të paguajë klauzolën prej 11 milionë eurosh për të marrë pronësinë e kartonit nga Rubin Kazani. Daku nuk duket i ndikuar nga këto zëra dhe vijon të bëjë atë për të cilën është afruar në ekip, të shënojë. ??⚽️ Daku scores for Rubin Kazan! 2 goals in the last 2 games.Despite transfer talks that he is close to joining Spartak Moscow, Daku starts for Rubin Kazan and manages to score a goal, confirming that nothing is done yet. pic.twitter.com/tYoWVGDEuC — Illyrian Footy ?? (@IllyrianFooty) August 1, 2026 S.Dh/Shqiptarja.com TAG: mirlind daku Rusi rubin kazan Legjionaret Akron Togliatti Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.1% 100 bashki (PD) 15.7% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 1386 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

