Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

VIDEO/ Me maska e leva në duar, vodhën para e bizhuteri në një banesë në Sharrë. Arrestohen 3 grabitësit

Zbardhet vjedhja në një banesë në Sharrë, ku para 10 ditësh u morën 2 500 000 lekë dhe bizhuteri me vlerë rreth 500 000 lekë. Identifikohen 4 shtetasit, të cilët të organizuar si grup, dyshohet se kryen krimin. Kapen dhe vihen në pranga 3 prej tyre. 2 prej autorëve fshihnin në servisin për mjete, që kishin në bashkëpronësi në Astir, 1 armë zjarri dhe 3 krehra me 82 fishekë.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni dhe 2 palë targa, si dhe 4 mjete dhe 55 000 lekë, me burime të dyshuara kriminale. Si rezultat i hetimit intensiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të vjedhjes në banesën e shtetasit D. S., më datë 14.08.2026, u finalizua operacioni i koduar “Last Scheme”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 3 nga autorët e dyshuar të rastit, konkretisht shtetasit Leonard Sinani 26 vjeç, Kleand Tomja 23 vjeç dhe Mark Hila 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim autori tjetër i dyshuar, shtetasi A. B.

Në vijim të veprimeve operacionale u krye kontroll në servisin për mjete, në bashkëpronësi të shtetasve A. B. dhe Mark Hila ku u gjetën 1 armë zjarri, 3 krehra, 82 fishekë luftarak, 2 automjete, 1 motomjet dhe 2 palë targa automjetesh. Më tej u krye kontroll në banesën e shtetasit Kleand Tomja nga ku u sekuestruan 1 automjet dhe 55 000 lekë. Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe vijon hetimi për dokumentimin e plotë të këtij rasti kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet policiasharrëvjedhje