TORINO - Juventusi fitoi të premten 2-0 kundër Nice në një miqësore të zhvilluar në qendrën stërvitore të bardhezinjve në Torino. Janë parë shenja të një Juventusi të mirë, në pritje të rikthimit të lojtarëve nga Botërori dhe ardhjes së përforcimeve. Përtej gjendjes fizike të individëve, skuadra është e organizuar mirë në fushë, sipas traditës së Luciano Spallettit. Ka ide të qarta në qarkullimin e topit dhe në fazën mbrojtëse. Në repartin sulmues mungojnë më shumë lojtarët sesa idetë dhe kjo është e qartë për të gjithë, si për tifozët, ashtu edhe për specialistët. Nëse duhet t’i njihet një meritë trajnerit bardhezi, ajo është se ka shfrytëzuar në maksimum këtë periudhë të pazakontë përgatitore pas Botërorit, duke ndërtuar gjithmonë formacione dinjitoze dhe duke u përpjekur të rikuperojë disa lojtarë që mund të rivlerësohen në merkato dhe t’i sjellin klubit të ardhura të vlefshme. Spalletti vazhdon të këmbëngulë te mbrojtja me katër lojtarë, një zgjedhje që duket pothuajse përfundimtare për këtë sezon. Këtë e dëshmon edhe vendosja e Kalulu në një rol të pazakontë si mbrojtës i majtë. Nëse do të kishte ende dyshime, mund të kishte eksperimentuar me Kalulu në një mbrojtje me tre, së bashku me Gatti dhe Kelly, ndërsa Celik dhe Cambiaso do të luanin në krahë. Por nuk ndodhi kështu. LEXO EDHE:Zyrtare/ Mario Mitaj firmos për Genoan në Serie A, klubi italian pagoi fillimisht 2 milionë euro për huazimin Celik luajti në njërin krah, Kalulu në tjetrin, ndërsa Gatti dhe Kelly në qendër. Për të mos lënë vend për keqkuptime, Cambiaso u vendos më përpara në të majtë, në vijën e trekuartistëve. Edhe në pjesën e dytë ky organizim u ruajt, me të vetmin ndryshim që Celik dhe Kalulu ndërruan krahët. Edhe kësaj radhe Juventusi nuk pësoi gol dhe ky sigurisht nuk mund të konsiderohet një lajm i keq. Më mirë ta themi me kujdes, por Douglas Luiz duket se po rikthehet të jetë një futbollist i vërtetë, ndoshta madje një lojtar i denjë për Juventusin. Pas një pjese të parë të mirë në Liege, Spalletti e aktivizoi titullar në mesfushë, përkrah Locatellit. Shenjat janë pozitive. Braziliani vazhdon të ketë aftësinë për të dhënë pasime të sakta në distanca prej 40 metrash, por mbi të gjitha duket i motivuar. Goli i avantazhit 1-0 ishte tërësisht meritë e tij, rikuperoi topin në gjysmën kundërshtare me një kundërpresing perfekt dhe më pas shënoi me një goditje të saktë me të majtën në trekëndëshin e portës. Mbetet vetëm për t’u parë nëse mund ta zgjidhë problemin e tij më të madh, atë të dëmtimeve. Në pjesën e dytë u zëvendësua nga Koopmeiners, një tjetër futbollist që Juventusi shpreson ta rikuperojë. Ndoshta në rastin e tij gjithçka është më e vështirë, por ai tregoi disa ndërhyrje të mira në fazën mbrojtëse. Në pritje të afrimeve të reja, Kolo Muani dhe Alajbegovic, si edhe me shpresën që Yildiz të rikuperohet së shpejti, sulmi mbetet për momentin reparti më problematik. Në formacionin e pjesës së parë, sulmuesi kryesor ishte Milik, shumë larg lojtarit që ishim mësuar të shihnim përpara kalvarit të gjatë të dëmtimeve. Ai luajti vetëm 45 minuta dhe më pas u zëvendësua nga shqiptari Arman Durmishi. Pas tij, Zhegrova në krahun e djathtë dha shumë pak, duke konfirmuar se është një lojtar që alternon momente shkëlqimi me periudha të gjata pa ndikim. Edhe ai luajti vetëm një pjesë. Më pas Spalletti hodhi në fushë Joao Marion, në krahun e majtë, ndërsa Cambiaso u zhvendos në të djathtë. Miretti në rolin e trekuartistit dhe Cambiaso si anësor sulmues (fillimisht majtas, më pas djathtas) dhanë aq sa mundën. Shumë përkushtim, por pa aksione që mund të rezultonin vendimtare. Megjithatë, Spalletti e di se ky kuartet sulmues nuk do të jetë kurrë titullar në ndeshjet zyrtare. Në të ardhmen, ndoshta mund të jetë i dobishëm edhe i riu Justin Oboavuoduo, i cili u aktivizua në gjysmën e dytë të pjesës së dytë dhe shënoi golin e 2-0 pas një pasimi vertikal shumë të bukur nga Adzic. Edhe ky, në mënyrën e vet, është një lajm shumë i mirë. Share S.Dh/Shqiptarja.com TAG: juventus nice itali serie a Luciano Spalletti Arman Durmisi Douglas Luiz Komento Komente Sondazhi i ditës:
31 Korrik, 15:00
Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 57.8% 100 bashki (PD) 15.8% 61 bashki (si sot) 26.4% Vota total: 1153 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 31 Korrik, 15:00 Reforma territoriale, cili opsion iu pëlqen më shumë?

